Vinçens Piroli, 34-vjeçari që u plagos në rrethana të paqarta mbrëmjen e të hënës në Kurbin është ndaluar nga policia në Spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar.
Raportohet se Vinçens Piroli ka qenë në kërkim nga policia e Malit të Zi.
Vinçens Piroli dhe shqiptari tjetër Dorjan Lala u shpallën në kërkim si të dyshuar për vrasjen e malazezit Momçillo Gjurishic. Dyshohet se ngjarja lidhej me hakmarrjen.