Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale”Prodhim dhe shitje e narkotikeve”. Sot, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Pëllumb Matoshi, 51 vjeç, banues në Fierze – Pukë, (i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes me dashje).
Ndalimi i këtij u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, si autor i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.
Më datë 07.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit në një banesë (të pa banuar) në fshatin Fierze, ku u gjet një bidon plastik me 25 kg lëndë narkotike, nga deklarimet kjo banesë rezulton të jetë e shtetasit Pëllumb Matoshi. Shtetasi Pëllumb Matoshi, do ti dorëzohet për veprime të mëtejshme Komisariatit të Policisë Pukë.