Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Shkodër kapën dhe arrestuan shtetasin B. M., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Kolë Heqimi”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur këmbësoren, shtetasen K. Gj., 36 vjeçe, banuese në fshatin Balldren, e cila është dëmtuar lehtë. 21-vjeçari, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, banues në Shkodër, pasi është larguar nga banesa ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vepën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin Z. M., 28 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur motomjetin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.