Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ilir Hoxha, 35 vjeç banues në Burrel.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar tre këmbësorë.
Si pasojë shtetasja V.S., 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F., 46 vjeçe dhe K.H., 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K., 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H., 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.