Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hani i Hotit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi në dyqanin që administronte, u gjetën aksesorë të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, pasi se ishin pa faturat përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 70 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase 67-vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 30 vjeç, banues në fshatin Grizhë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka mbajtur automjetin një shtetasi tjetër, me pretendimin se ky i fundit i kishte para borxh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.