Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Arsimi mbetet një shtyllë e fortë e cila do të ketë mbështetjen maksimale të Bashkisë Shkodër. Ky vit ishte një sfidë përsa i përket investimeve që kemi kryer në shkolla, kopshte e çerdhe, duke krijuar kushte bashkëkohore në këto institucione arsimore.
Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me edukator/e të kopshteve e çerdheve, ku folëm për këtë çasje të re, por edhe nevojat që kanë për të cilat do të punojmë në vazhdimësi që t’i përmirësojmë.
-Eleminimi i ngrohjes me gaz dhe zëvëndësimi me kaldaja dhe sisteme bashkëkohore.
-Rritje të numrit të kopshteve që ofrojnë shërbimin e drekës.
-Investime për eficiencë energjitike të ndërtesave dhe vendosja e paneleve diellore per kopshtet.
-Edukator shtesë për fëmijët PAK dhe përjashtimi nga tarifat e frekuentimit të kopshtit për këto fëmijë.
Janë këto ndryshime që i kemi nisur dhe do t’i shtrijmë në të gjitha këto institucione. Fëmijët dhe stafet edukative meritojnë më shumë dhe e ardhmja ju përket atyre.