Është përfolur shumë për të ardhmen e Armando Brojës dhe asgjë s’është ende zyrtare.
Por një gjë është e sigurt, sulmuesi i Kombëtares kuqezi nuk do të transferohet te Ipsuiç. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
Ai shkruan se pavarësisht se futbollisti bëri vizita mjekësore, marrëveshja mes palëve ka dështuar.
Një shqetësim në “Tendinën e Akilit” gjatë testeve mjekësore ka bërë që transferimi i Armando Brojës nga Çelsi drejt Ipsuiçit të mbetet pezull dhe ndoshta ka mundësi që të dështojë nëse “Blutë” nuk pranojnë që të ulin kërkesat e tyre.