Projekti “Art në hapësira publike”, duket se ka ngjallur polemika. Vendosja në rrethrrutullimin në hyrje të Koplikut të një tufe ujqërish, ka sjellë reagime në rrjetet sociale. Ata që trajtojnë këtë monument, e konsiderojnë të papërshtatshëm për Malësinë e Madhe, e cila ka mjaft figura patriotike dhe me kontribute që meritojnë të përjetësphen në hapësira publike.
Nuk mungojnë as notat e humorit, teksa aludohet se rreth ujqërve do t vendosen edhe disa dele për të plotësuar tablonë. “Së shpejti do ti kërkohet UNESCO- s të marrë në mbrojtje këtë vepër arti, vijojnë edhe komentet e tjera.
Komentuesi Zef Turkaj: Domosdo mendimet janë të ndryshme ashtu si jemi gatuar në Magjen e dreqërve. Jemi faj e pafaj. Jemi nga t’na çojë dallga e çmendurisë asimiluese. Thonë se kto “vepra arti” na qenkan të kulturës së lashtë Thonë se është “nder” të kesh në komunitet kto “vepra”. Të tjerë thonë: turp e faqe e zezë! Ç’ janë këto, kush i solli? Ç’na duhen.
Madje dikush i moshuar tha nji ditë tek po kalonte : Amanjarabil!! Thonë se kto janë shënja të paralajmërimit se kafshët do të klasifikohen para njerëzve, madje edhe alient do t’i zhdukin nga Galaktika e Diellit. I sollën ata për të na errlsuar të kaluemen tonë plot lavdi, hijeshi, bukuri e traditë mijëravjeçare. I sollën për të përdhos racën më të lashtë në Evropë, atë BORIKE.
Qyteti i Koplikut në hyrjen e tij në vënd të përmendores të trimave të kombit si Dedë Gjon Luli, Prëkë Cali, Mema i Smajlit, Baca Kurtit e shumë trimave e atdhetarëve të tjerë, qëndrojnë “krenarë” egërsira kafshësh të derdhur në “mjeshtri” kundrejt ndonjë pagese të majme kur njerëzit janë akoma në uri e të pastrehë, çifte pleqsh që frigohen në shtëpitë e tyre se dikush do ti vrasë për pak lekë të ndarë nga pensioni.
Ky është Kopliku që përfaqëson MALSINË E MADHE që kurrë nuk ishte dhe s’do të jetë pjesë e saj. Dhe në dalje duke udhëtuar drejtët Malsisë së vertet që fillon në Prrua të Thatë në rrotonde qëndron “krenar” radari që paralajmëron se çfarë do të na sjell sateliti i asimilimit.
Komentuesja Mimoza Rexhvelaj: Uqërit e “Bashkisë” u bënë me tapet të ri, i vjen anës Veleçiku që as një copë fushë për stërvitje nuk e ka… Për të plotësuar tablon do vendosin dhe ca dele rreth uqërve që mesazhi të jetë i qartë dhe i perceptueshëm nga të gjithë votuesit e Rilindjes.
Sipas gojëdhënave kjo vepër arti është ndërtuar për nderin e tyre!! Së shpejti do t’i kërkohet “UNESCO-S” ta marrë në mbrojtje këtë vepër arti me përmasa botërore. “Rroft Mreti”