Arkitekti i njohur me origjinë shkodrane Artan Shkreli, vijon të japë kontribut edhe përmes FB lidhur me zbulimin e relikeve të rralla. Këtë herë “zbulimi” i tij është bërë në Shkodër dhe i përket Skenderbeut në një farë mënyre. Në profilin e tij në Facebook Shkreli shkruan: “E meqenese ky vit eshte dhe VITI I SKENDERBEUT, postoj ketu dy kumbona te kohes se tij plot lavd, ruajtur ne Muzeun e Arqipeshkvise se Shkodres (ne krijim e siper), te cilat mbresojne thelle me deshmine e tyre te mbijeteses ne kete toke… njera e vitit 1457 dhe tjetra e vitit 1462 (nje syresh gjetur ne Rrashkullaj).”. Postimi shoqërohet me foto dhe është pjesë e urimit për vitin e ri 2018 nga arkitekti i njohur. ©ShkodraWeb