Arti shqiptar e sidomos muzika, ka marrë sot një lajm shumë të trishtë. Humb betejën me Covid-19, kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani, 57 vjeç.
Kantautori Prodani ishte i shtruar prej disa ditësh në spital, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19. Kantautori i njohur edhe si kompozitor e tekste këngësh, ishte djali i të mirënjohurës Anita Take dhe kompozitorit Agim Prodani.