Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Migjeni Shkodër.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve ! 𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet në njoftim.
Aktori i mirënjohur u lind në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ai studioi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i ndërprere ato për arsye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa del ne pension ne v.2016.
Enver Hysenin do ta kujtojmë me të shkuarën e tij, në të cilën shkëlqeu të performonte disa nga veprat më poshtë:
“Baca e Gjetjave”; “Çështja e Blertës”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .
Ai u aktivizua edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 dhe pas ndryshimit të sistemit dhe me role të tjera po në filma, teatër e komedi te ndryshme.
“Ylli i mëngjesit” ; “Një histori humbësish ose Mos pështyni përtokë”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendte” ; “ Shën Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku që fal gjakun” (film i metrazhit të shkurtër); “Klithma në dëborë” dhe në vitin 2019 aktori shkodran eshte ngjitur ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramen e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.