Jetmit Troshani, artisti i mirënjohur i fotografisë, ka shënuar një tjetër arritje në pasionin e tij. Përmes një publikimi në Facebook, fotografi shkodran bën me dijes e ka përfunduar projektin e tij të parë të fotografisë, të titulluar “Ester”.
Siç shprehet vetë autori, botimi në formën e një blloku shënimesh, synon promovimin e Liqenit të Shkodrës, Pelikanëve Kaçurrel dhe sugjeron një ndjeshmëri, sa artistike, aq edhe natyrëdashëse, duke e transformuar atë në një vepër arti ne duart tuaja.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I JETMIR TROSHANIT
Komunikim për miqtë dhe mediet:
Kam kënaqësinë t’ju prezantoj projektin tim të parë të fotografisë, të titulluar “Ester”, koleksion i vitit 2022. Kjo nismë e re, e merr titullin “Ester” nga emri i mbesës time, e cila është edhe frymëzimi i këtij projekti, i cili vjen te ju në formën e një blloku shënimesh, me kopertinë një nga fotot e mia më të vlerësuara.
Ky bllok shënimesh unik, ka për synim promovimin e Liqenit të Shkodrës, Pelikanëve Kaçurrel dhe sugjeron një ndjeshmëri, sa artistike, aq edhe natyrëdashëse, duke e transformuar atë në një vepër arti ne duart tuaja.
Projekti është konceptuar në dy etapa:
Etapa 1 – Rezervimi;
Duke qenë se ky bllok shënimesh do të printohet në një sasi të limituar dhe është i koleksionueshëm, shitja do të bëhet me rezervime. Mund të rezervoni një apo disa kopje, duke komentuar poshtë këtij postimi ose duke më kontaktuar në inbox.
Etapa 2 – Shpërndarja;
Gjatë muajit nëntor kam dëshirë të jem personalisht në Shkodër dhe ta shpërndaj atë një datë dhe vend për të cilët do t’ju informoj në një çast tjetër.
Për rezervimet që do të bëhen jashtë Shqipërisë, do të koordinohemi në forma të tjera.
Përmasa A5, 200 faqe (100 fletë), kopertinë e fortë me ngjyra, e plastifikuar.
Çmimi: 1 Mijë Leke, 10 Dollar, 10 Euro, si të jetë më e thjesht për ju për të paguar.
Për çdo pyetje, ju lutem, më kontaktoni pa hezitim.
Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen.
Versioni Anglisht dhe Italisht i këtij komunikim vijon në komente poshtë.