Dje, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zhvilluan mbledhjen e parë të tyre, ndërsa sot publikohet kalendari i 3 seancave të para që do të zhvillohen në Janar-shkurt, ku do shqyrtohen 3 çështje.
Çështjet e para që do të shqyrtohen nuk janë as “30 qershori”, padi që kërkon shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të cilat në atë kohë u kthyen në një front grindjesh politike, dhe as Teatri apo çështje të tjera politike.
Më 26 janar është seanca e parë, ndërsa në Shkurt 2 të tjera. Në janar do shqyrtohet “shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”. Për seancën tjetër bëhet fjalë për Durim Sufkën është një shtetas që i janë shkelur të drejtat. Kjo seancë do jetë më 11 shkurt, ndërsa në 4 shkurt do jetë seanca e shoqatës kombëtare pronësi dhe drejtësi.
“Seancat e para janë një padi e gjykatës së kryeqytetit që kërkon një interpretim të një termi juridik të kodit penal që ka pëaditur kuvendin dhe prokurorinë e përgjithshme.
Në muajin shkurt kemi dy padi, në janar seanca e parë më 26 janar, sa i përket padive të tjera në shkurt, 21 bëhet fjalë për durim sufkën është një shtetas që i janë shkelur të drjejtat, do jetë më 11 shkurt kjo seancë, ndërsa në 4 shkurt do jetë senanca e shoqatës kombëtare pronësi dhe drejtësi”, tha gazetari Arsen Rusta në emisionin “Pa Protokoll”.