As i ftohti dhe as reshjet e shiuit nuk kanë stepur studentët në protestë. Ata kanë kaluar natën në sheshin para Kryeministrisë. Mbrojtja e vetme ndaj shiut, kanë qenë disa mushama, ndërsa vazhdojnë të përsërisin se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre, të cilat janë publike prej ditësh. Nga Kryeministria presin zgjidhje dhe jo negociata, bëjnë me dije.
Si edhe ditët e tjera, në nisje të kësaj dite të 9- të protestave, studentët grumbullohen pranë fakulteteve të tyre në orën 08.30 dhe në 10.00 do të tubohen të gjithë tek Kryeministria për të vijuar protestën. Paraditen e djeshme ata u spostuan para KUvendit në seancë plenare dhe më pas, sërish para Kryeministrisë ku kaluan natën.