Thirrje publike Znj. Evis Kushi, Ministre në detyrë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve!
Këto që po shikon në foto nuk janë “azilanta” por Ambasadorët tonë, janë Kampionët e Shqipërisë.
Jam i sigurtë që nuk jeni në dijeni fare që dje ka startuar Kampionati Europian i Boksit për U- 18 vjecaret në Mal të Zi (Budva) edhe pse e keni për detyrë të jeni të informuar për një event kaq madhor, por nuk më habit aspak kjo gjë sepse këto janë përfaqesuesit e Kombit tonë Kuq e Zi, nuk janë PPP që ju jeni mësuar ti kushtoni vëmendjen maksimale.
Aman harrojeni për një moment PPP sepse këto djem janë faqja jonë mbasi janë duke na përfaqësuar Kombin tonë në Arenën Ndërkombëtare, por çfarë përfaqësimit po na bën ekipi Kombëtar??? Ka për të përfunduar Kampionati Europian dhe shpresojmë me fitore për këta të rinj, por me keqardhje asnjë shtet pjesëmarrës nuk ka për ta kuptuar se çfarë shtetit po përfaqësonin këto djem Kampiona (që as uniforma Kombëtare nuk i është ofruar).
Por prap s’ keni faj se ju ka mbet shteti në dorë, por aman ndaluni të paktën njëherë pas kaq shum vitesh të mos na nxini faqen në rang ndërkombëtar se jemi bërë gazi i botës me ju të “nderuar” Qeveritar “Patriota” ju rroftë “Skendërbeu”.
Më poshtë një krahasim Shqipëri Vs Maqedoni. /Nga Christian DEMAJ, kampion boksi/