Është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e ‘‘Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit’’ , që zhvilloi punimet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në këtë asamble morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së z.Ilir Shulku, Presidenti i BASHF z.Tahir Kastrati, anëtarët e kryesisë z.Ervis Peza, z.Sokol Avdo, z.Dritan Salaj, z.Idriz Gashi dhe delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin.
Delegatët e mandatuar nga Kolegjiumi i Arbitrave Shkodër ishin: Jetmir Podgorica, Bekris Dragusha dhe Ditmir Grimci.
Në këtë ceremoni u nderua edhe ish- arbitri dhe ish kryetari i Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër z.Mhill Shkëmbi për kontributin e tij prej më shumë se 50 vitesh në fushën e arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Çmimin ia dorëzoi kryetari i Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së shoqatës së ‘‘Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit’’ z.Dritan Salaj.