Faqja zyrtare në Facebook e Partisë Socialiste të Shkodrës, ka publikuar ditën e sotme disa foto nga rrugë të qytetit, ku po bëhen mbushje të gropave me asfalt.
“Asfalt elektoral apo tallje elektorale e Bashkisë Shkodër??!! Riparimet dhe puna energjike e bashkisë sot në rrugën përballë Kinema “Millenium”, hyrja për te gjimnazi jo-publik “At Pjetër Mëshkalla”. Arnime që nuk zgjidhin asgjë…”, shkruhet në publikimin e PS Shkodër.
Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga Bashkia e Shkodrës lidhur me këtë publikim të selisë rozë në qytetin më të madh verior.