Italia forcon sërish masat për shkak të COVID-19, teksa ata që do të preken janë dhe shtetasit shqiptarë jo rezidentë. Sipas dekretit të ri, duke filluar nga 26 tetorit, shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Ndërkohë që shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10-ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor të këtij viti. Masat prekin gjithashtu edhe vende si Armenia, Azerbaxhani, Bosnja Hercegovina, Brunei, Libani, Moldavia, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia.