Kampion në fushë edhe jashtë saj, kur lunte në fushën e blertë por edhe sot që i kthehet kujtimeve. Është Ilir Kepa, ish- futbollisti i spikatur i Vllaznisë dhe i Kombëtares që zbukuron përmes publikimeve në Facebook qëndrimin e miqve të tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, Kepa ka treguar një moment të vështirë në karrierë që ai e cilëson “kujtime të hidhura”.
“Asht lojtari i vetëm që më ka mbajt e s’ më ka lan me ba çep gjatë gjithë karrierës time. 70 min lojë deri që trajneri më nxorëi jashtë. Simon Tahamata i Kombëtares hollandeze. Dola në pushim të ndeshjes me e cik topin se hala se kisha prek. 😂😂 Kujtime të hidhura.”, shkruan me shumë sinqeritet Ilir Kepa.
Pas këtij postimi, miqtë e tij në Facebook, e mbuluan me komplimente për këtë tregim, duke vlerësuar nxjerrjen në pah edhe të momenteve jo të mira gjatë karrierës. Sepse Ilir Kepa është tashmë pjesë e lojtarëve më të mirë të Vllaznisë e Kombëtares, i spikatur edhe në kampionatin belg. /ShkodraWeb Media/