Suksesi qe po arrin ne Shqiperi ne krye te Vllaznise, ka marre jehohen e duhur edhe ne mediat gjermane. Gazeta Express.de e Leverkusenit ka publikuar sot nje interviste me trajnerin e Vllaznise Thomas Brdariç, i cili me pare ka qene nje nga lojtaret me me emer te Bajer Leverkusen.
Jo me kot edhe titulli i ketij shkrimi eshte i tille: Ish-ylli i Leverkusen, tani eshte “mbreti” i Shqiperise.
Brdariç ka luajtur ne finalen e vitit 2002 te Champions League ndaj Realit dhe kjo e verteton me se miri vlerat e tij si futbollist. Express.de po ashtu kujton edhe se trajneri aktual i Vllaznise ka luajtur 8 ndeshje me kombetaren gjermane.
Trajneri i Vllaznise thote per kete gazete “se po punon ne nje vend ku jane te çmendur per futbollin dhe pavaresisht kushteve te veshtira te infrastruktures, ai bashke me drejtuesit e Vllaznise kane nisur nje projekt i cili deri me tani po ecen mbare.
Gazetaret gjermane e kane pyetur edhe per pretendimet e Vllaznise dhe Brdariç eshte shprehur: “Ne jemi të përulur. Ne erdhem nga nje moment kur skuadra ishte prane rënies nga kategoria. Tani kemi një sukses të madh me vendin e parë. Mbajtja e tij është një sfidë e madhe. Askush nuk besoi tek ne, por tani e gjithë Shqipëria po flet për ne”.