Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prekur me mesazhin e saj, pak ditë pasi humbi bashkëshortin pas një sëmundje të rëndë.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Margariti ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira. Mes të tjerash Margariti theksoi se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, i jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur.
MESAZHI I MARGARITIT
Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!