Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik, Rama tha se nuk mund të vihet në diskutim vullneti i Parlamentit.
“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta”, tha Rama.
Tre ditë më parë Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.
Në arysetimet e tij, Presidentit Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”.