Në bisedën e fundit telefonike me mikun tim Arian Çuliqi, më shfaqi një kënaqësi që nuk e kishte shijuar ndonjëherë gjatë punës së tij disa vjeçare si regjisor në RTSH. Kënaqësia e tij ishte e madhe, sidomos për vlerësimin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëvetë tij të ngushtë.
Në dyert e RTSH kishte mbërritur një pako, nuk ishin para, nuk ishte dhurata materiale, ishin tre “Mirënjohje” nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi.
Regjisorit, zotit Arian Çuliqi, Realizuesit të Fotografisë, zotit Shkelzen Sinani, Realizuesit të Montazhit, zotit Gjergji Pano, me motivacionin: Për profesionalizmin, kontributin e përkushtuar në realizimin e filmit dokumentar ” Teatri Migjeni – Histori me akte” me rastin e 70 vjetorit të teatrit ” Migjeni”.
Si një bashkëpunëtor me këto tre artist në këtë projekt, si një mik i tyre, e ndjej me shpirt t’ ju falenderoj.
Faleminderit Arian Çuliqi, Shkelzen Sinani, Gjergji Pano!
Faleminderit Voltana Ademi që vlerësoni dhe inkurajoni artistët!
Shkodra e din se çfarë është MIRËNJOHJA. /Nga Astrit FANI, postuar në Facebook dhe marrë pa leje të autorit/