Kandidati për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër Paulin Sterkaj, ka vijuar takimet elektorale. Takimi i radhës ishte me administratën, duke dhënë mesazhe të qarta, edhe nëse votohet kundërshtari politik me 25 prill 2021.
“Asnjë presion për votën askujt. Nëse dikush është i lëkundur ose për arsye të ndryshme voton kundërshtarin politik, nuk do të ketë asnjë problem me vendin e punës. Ka ik koha e PD- së në pushtet kur nëpunësve dhe punonjësve të administratës u bëhej presion për votën në këmbim të vendit të punës.”, ka thënë Sterkaj në fjalën e tij para administratës
“Te kutia e votimit duhet të votoni me zemër, me shpirt dhe ashtu si e ndjeni. Nëse na mbështetni me votë, ju garantoj se administrata nuk do te preket, do të jetë më e sigurtë në vendin e punës dhe e vetmja gjë që ju kërkohet do të jetë përmirësimi i cilësisë së sherbimeve për komunitetin. Do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë por mbështetja e fuqishme me votë me 25 prill më bën më të fortë për të kërkuar dhe më shumë investime e projekte për Malësine e Madhe”, ka vijuar kandidati socialist Paulin Sterkaj.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, teksa ka evedentuar disa prej arritjeve të Bashkisë, është shprehuar se kriteri i vetëm i rekrutimit në punë ka qenë meritokracia, jo me lek dhe lidhje farefisnore siç bëhej në vitet e shkuara kur në pushtet ishte Partia Demokratike.
“Ju bëj thirrje që me 25 prill të votoni Partinë Socialiste numrin 12 dhe numrin 2 kandidatin Paulin Sterkaj”, ka thënë kryebashkiaku Marinaj. Në takim kanë folur dhe Nënprefekti Hysen Hysaj dhe zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj.