Gazetari i njohur Artan Hoxha me një publikim në rrjetet sociale është ndalur tek 11-metërshi i akorduar nga arbitri në fundin e ndeshjes Vllaznia- Bylis që i solli edhe humbjen shkodranëve.
Megjithatë ai mendon se çdo gjë ka qenë e orkestruar nga ata lart sepse nuk duan ta shohin Vllazninë kampione.
“Edhe vetë arbitri, do të ketë mbetur i pakënaqur për mënyrën teatrale, si u rrëzua lojtari i Bylis në zonën e Vllaznisë!!!! Një 11-metërsh fantazëm, që vetëm arbitri e pa në minutën e 92-të kundër Vllaznisë…
Besoj tashmë, jo vetëm në Shkodër, por të gjithe tifozët dhe dashamirësit e Vllaznisë, në gjithë Shqipërinë, e kanë të qartë, se ATA lart në FSHF, nuk e duan Vllazninë kampione…
Mos u tut Vllazni, ti mbetesh dashni”- shkruan Hoxha në publikimin e tij.