Ja kaloi 1 vit. Por nuk është më aq e vështirë sa vjet kur sapo kishte kaluar 1 ditë më duhej të gënjeja familjen e miqtë e mij, e pasi kishte kaluar 1 javë më duhej të duroja akuzat e baltën e shokëve të mij.
U nisëm me “Jud Bolucin” drejt Velipojës. Ishte vetëofruar të vinte nga Fieri e të më merrte me makinën e tij për të më çuar në Velipojë dhe rikthente në Tiranë.
Kurrë nuk e kisha çuar nëpërmend se duhej të dyshoja për ndonjë gjësend apo duhej të bëja kujdes për si e me kë udhëtoja jashtë Tirane.
Mbërritëm në Velipojë dhe iu bashkuam familjes së madhe Shega – Piroviq, e bashkë me Familjen Mejdani e Familjen Lukani e shumë miq të tjerë shkodranë kaluam një kohë të mrekullueshme.
Kur erdhi koha për tu kthyer drejt Tiranës, pas mesnate, na kërkon Elma Kraja që të bashkohet në udhëtim me ne sepse donte të kthehej sa më parë në shtëpinë e saj në kryeqytet.
Rastësi fatlume për mua, kjo ardhje e beftë e Elmës në makinën ku unë do të udhëtoja përsëri me Jud Bolucin. Hypëm në makinë, e unë u ula në vend të parë, Jud Buci sigurisht në timon dhe Elma Kraja në ulësen e pasme të makinës.
Nisemi drejt Tiranës. Këtu ndahemi në 2 variante të historisë.
Varianti i parë:
Sipas Jud Bolucit, unë kisha pirë aq shumë sa prej dehjes nuk dija më çthoja, çkërkoja e çdoja, e çbëja.
Jud Boluci ka thënë e ka shkruar se unë kisha pirë e isha bërë xurxull e kisha dalë krejt jashtë binarëve, saqë bëja si cub e si rrugaç e i këmbëngulja duke e vënë në sedër Judën që të më çonte në Lezhë tek Shpella e “Trim Rotvajlerit”.
Pra unë isha edhe xurxull fare, por edhe i zoti ta sfidoja Jud Bolucin. Unë isha edhe i dehur e jashtë kontrollit, por edhe kaq i zoti sa ta vija në sedër me fjalë Jud Bolucin…
Jud Boluci që ishte shoferi e më kishte nën përgjegjësi për të më marë në Tiranë, çuar në Velipojë, e më pas për të më kthyer në shtëpi në Tiranë shëndosh e mirë, çuditërisht nuk kishte asnjë faj dhe e lejoi veten të sfidohej nga unë i dehuri keqazi…
Kaq sedër kishte Jud Boluci, sa nuk kishte fare sedër për të më kthyer shëndosh e mirë në shtëpi. Jo sedrën e kishte vetëm për të më çuar tek Shpella e Trimi nga Lezha.
Sedër për të mbajtur përgjegjësi për shëndetin tim e jetën time nuk kishte hiç. Se kush ka sedër, o ka sedër o ska hic.
Pse paska pasur sedër ky Jud Boluci për tu ndjerë i sfiduar nga cublliku im që sipas tij isha pirë e bërë tap fare, e nuk pati hiç sedër që të më çonte shëndosh e mirë në shtëpi?????
Shkojmë më tutje.
Sipas Jud Bolucit, unë si i pirë tapë fare, dola nga makina e Judës, e kur pashë Trimin nga Lezha që po dilte nga shpella e tij me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar nga 2 djem të tjerë edhe ata me pistoleta, e gjithashtu edhe me një qen të stërmadh rotvajler, unë fillova ti bie në qafë Trimit e të tijve duke u bërë si cub.
Sigurisht ata ishin 3 veta me kobure, dhe me 1 qen rotvajler, ndërsa unë isha i armatosur me një zonjë 60 vjeçare që quhej Elma Kraja… Me pijen në trup e me Elmën 60 vjeçare në krah, unë hyra në shpellën e Trimit nga Lezha e fillova të bëj cubin…
Kështu ka thënë e ka shkruar Jud Boluci. Ky është varianti fantastiko shkencor i Jud Bolucit.
Pasi hymë në shpellën e Trimit nga Lezha, u ulëm dhe Trimi nga Lezha nisi të më kërcënonte me kobure në kokë duke më thënë se do më vriste… Jud Boluci, që kishte shumë sedër, as që piptiu, kur unë qëllohesha barbarisht me kobure në kokë…
Prej orës 1 e pak të natës e deri në mëngjes, unë cubi i pirë, u qëllova dhe u masakrova me kobure nga Trimi i Lezhës dhe 2 djemtë e tjerë. Elma Krajën e shqeu dy herë qeni rotvajler ndërsa ajo ndërhyri për të penguar Trimin nga Lezha që të më qëllonte. E Jud Boluc sedërmadhi vetëm rrinte ulur e as lëvizte e as pipëtinte…
Dhe të mendosh që ky kishte sedër përballë një të dehuri keqazi si unë, por nuk kishte sedër as për përgjegjësinë që të më çonte shëndoshë e mirë në shtëpi, e as sedër për ti thënë qoftë edhe 1 fjalë të vetme Trimit nga Lezha që të mos më qëllonte mua me kobure në kokë….
Pas 5 a 6 orësh, unë e binda Trimin nga Lezha që të na linte të iknim, sepse ose do ti duhej të vriste 3 veta atë natë, ose do ti duhej të na linte të lirë duke i besuar fjalës sime se unë nuk do ta denoncoja as në Polici e as në Prokurori.
Për ta bindur që të na linte të iknim, i dhashë fjalën Trimit se unë do ta deklaroja si aksident me makinë atë ngjarje atë natë 19 gushti të 2022. Diku nga mëngjesi, rreth orës 7, Trimi u bind e na la të iknim.
Varianti i dytë. Pra varianti sipas meje.
Kur u nisëm nga Velipoja, mua menjëherë më zuri gjumi në makinë. Më ka dalë gjumi dhe e kam parë veten diku, ku ende nuk po e kuptoja, se ku ishim.
Pyes Elmën, ku është Jud Boluci, sepse shoferi nuk ishte në makinë… Elma më tha: I pihej Coca Cola e ndaloi këtu të blejë nja dy Coca Cola.
Pyetje naive: Po nëse na kishte çuar atje sipas variantit të tij, sepse e kisha vënë në sedër unë, pse i duhej si arsye për të ndaluar tek shpella e Trimit, etja për Coca Cola????
O na ka çuar atje se e vura unë në sedër, ose sepse i pihej Coca Cola. Nejse, unë dola nga makina për të parë e kuptuar se ku ishim, e ndërkohë shoh Trimin nga Lezha me kobure në kokë…
Sipas variantit tim, unë u preva në besë në gjumë atë natë nga shoferi Jud Boluci. Jud Boluci më preu në besë e më çoi në pritë drejt e në shpellën e Trimit që më priste zgjuar e me kobure në dorë bashkë me dy djem të tjerë.
Ora ishte 1 e mëngjesit, e çuditërisht, Trimi dhe dy djemtë e tjerë ishin edhe zgjuar, edhe të veshur edhe të armatosur me kobure… Koinçidencë e çuditshme apo jo???
U godita e gjakosa barbarisht për 5 a 6 orë nga Trimi dhe 2 djemtë atë natë. E pasi i tregova atij se ai po kryente disa vepra penale atë natë:
1. Kishte marrë peng 3 persona nën kërcënimin e armës. (mua, Elmën dhe Jud Bolucin.)
2. Kishte marrë peng një Kryetar Partie. Nuk ka rëndësi sa e madhe a e vogël është kjo parti. Ky Trimi kishte marrë peng një Kryetar Partie.
3. Kishte kanosur me armë dhe plagosur e kishte bërë tentativë vrasjeje ndaj një Kryetari Partie.
Pra, pasi i tregova se kishte shkuar shumë larg, i thashe: Ose do vrasësh 3 veta, ose do na lësh të lirë… Ai druante të na linte të lirë, sepse i trembej denoncimit tim në Polici apo Prokurori.
Unë pasi e pashë se ai ishtë në vështirësi të madhe se ose do të na vriste të treve, ose do na mbante aty peng pafundësisht, i ofrova një rrugëzgjidhje që të na linte të lirë.
I premtova se nuk do ta denoncoja dhe se do ta deklaroja publikisht si aksident me makinë ngjarjen e asaj nate. Dhe kështu ndodhi.
Pas disa orësh negociata e pasi ai jepte e merrte me telefon me dikë a disa, vendosi të na lërë të lirë… Atë natë kam parë tmerr me sy. Atë natë kam parë vdekjen me sy. Atë natë jam qëlluar e masakruar barbarisht nga 3 horra.
Kur u kthyem në Tiranë, unë e deklarova aksident me makinë. E para që nuk më besoi ishte gruaja ime. Asnjë nga miqtë e mij nuk më besuan. Unë u thoja aksident me makinë, ata nuk më besonin…
E përderisa unë e kisha deklaruar aksident me makinë atë natë unë nuk kisha mundësi të akuzoja askënd për asgjë, madje as vetë Jud Bolucin nuk e kisha akuzuar ende për prerje në besë.
Pra të nesërmen e 19 gushtit unë gënjeva të gjithë miqtë e familjarët e mij, sepse u thashë se kisha pësuar aksident me makinë.
Deri kur një ditë të bukur, fiks 1 javë pas 19 gushtit, Kordinatori i LRE në UK (Londër) më shkruan në një grup messengeri: Pse nuk tregon të vërtetën për aksidentin se ti nuk ke pësuar aksident…
Kur Alban Kokallaj ma bëri këtë pyetje mua më ra si rruge në qiell të pastër, sepse 2 burime kishte ai 19 gusht, ose Alban Kokallaj e dinte nga mua si aksident, ose nga Trimi dhe Juda si variant…
Me kë ke folur ti i them unë, e çfarë di ti për 19 gushtin???
Kur unë i bëj këtë pyetje, Kokallaj ndryshon temë dhe më pyet: Sa është qeraja e Selisë së LRE? Na thuaj të vërtetën. Dua transparencë… Imagjinojeni tani tronditjen time…
Ky njeri që unë e kisha dashur si mik e si vëlla, as po tregonte fare dhimbje e as solidaritet me çfarë më kishte ndodhur mua në 19 gusht… Unë isha ende i gjakosur e kulloja ende me plagë të hapura dhe ky tentonte të më hidhte baltë e dyshime.
Edhe pse u shokova, i thashe: Nëse do transparencë, eja në Tiranë. Dërgo shkresë zyrtare me pretendimet e kërkesat e tua dhe do ta kesh transparencën për gjithçka. Ai këmbëngulte se e donte aty e menjëherë…
Ai e dinte çfarë më kishte ndodhur mua në 19 gusht, ai e dinte që unë isha i gjakosur, ai e dinte që unë ende kulloja gjak me plagë të hapura në kokë e gjithë trupin, por as që i bëhej vonë fare…
E kishte ndarë mendjen që të hidhte baltë mbi gjakun tim… Kaloi në sharje mbi mua, e unë aty i thashe se deri tek kêrkesa për transparencë ishe ok, por të kalosh në akuza e sharje, këtë sta lejoj.
Aty u ndamë më këtë përbindësh njeri, e ky nisi xhihadin antiGaldini.
Ky përbindësh nuk la maskarallik e poshtërsi pa shkruar, nuk la njeri pa telefonuar e mashtruar, nuk la mik e bashkëpunëtor timin pa cytur që ti kthente kundër meje.
Ama kujdes, ky është në fakt njeriu i vetëm, i vetëm fare që së paku ka kërkuar transparencë.
Pavarësisht se e kërkoi 1 javë pas gjakosjes sime, pavarësisht se nuk pati asnjë grimcë njerëzilliku e solidariteti për gjakosjen e batërdinë fizike e psikologjike që unë kisha pësuar, ama mbetet i vetmi që ka shkruar fjalët: Kërkoj Transparencë…
Balta që nisi ky përbindësh çnjerëzor nga Ramica e Vlorës kundër meje, më bëri e detyroi të flas me një grup të besuar miqsh mbi çfarë kishte ndodhur realisht në 19 gusht.
E në ato biseda unë nisa edhe të ngre dyshime për shoferin Jud Bolucin.. Jo akuza. Por dyshime për rolin e tij…
Ky gagarel, debil, injorant dhe liganak, në vend që të pranonte dyshimin si normalitet, bashkohet me Alban Kokallajn e madje edhe me vetë Trimin nga Lezha, e ia nisin një stuhie balte mbi mua në çdo rrjet social…
Shoferi Jud Boluci, pretendonte se unë e kisha fyer që kisha dyshuar tek ai, prandaj ai ishte bashkuar me Alban Kokallajn dhe me gjakosësin tim Trimin nga Lezha, e më shpallën mua mashtrues e hajdut emigrantësh…
Alban Kokallaj, Jud Boluci dhe Trimi nga Lezha, nisën aleancën e llumrave dhe nuk lanë njeri pa kontaktuar që ta bashlonin në luftën e tyre të baltës e shpifjeve kundër Arian Galdinit…
Alban Kokallaj bindi edhe fuksin Luli Strazimiri që të më përgjonte mua… Imagjinojeni pak çfarë poshtërsie e çnjerëzie…
Unë u preva në besë në 19 gusht 2022, u mora peng për orë e orë të tëra, u gjakosa e u masakrova barbarisht me kobure, e në vend që të gjeja solidaritet e mbështetje deri në shërimin e plagëve të mia, fill pas 1 jave u vura nën ortekët dhe lumenjtë e baltës nga njerëz që i kisha dashur e besuar si miq e vëllezër…
A arrini ta imagjinoni sadopak, sesi jam ndjerë unë kur fill 1 javë pas 19 gushtit mu turr me baltë Alban Kokallaj të cilin e kisha dashur e besuar si vëlla???
Po kur doli në krah të Alban Kokallajt edhe vetë shoferi Jud Boluci, a e imgjinoni dot se si jam ndjerë unë…
Vetë njeriu që më çoi në pritë për të më gjakosur, u bashkua me Alban Kokallajn për të më hedhur baltë mbi gjak, e për të më shpallur mua mashtrues e hajdut emigrantësh.
Po kur me këta u bashkua edhe vetë Trimi nga Lezha e së bashku këta mbulonin rrjetet sociale me sharje, akuza e baltë kundër Arian Galdinit????
Po kur këtyre iu bashkua edhe fuksi i lëtyrtë Luli Strazimiri që më përgjonte me çimka…???
A e imagjinoni dot se si jam ndjerë unë kur kuptova e mora vesh se Luli Strazimiri më përgjonte pikërisht në ditët pas 19 gushtit kur unë ende kulloja gjak nga plagët????
Luli Strazimirin e kisha dashur e besuar si njeriun tim më të afërt, si vëllain tim, si krahun tim të djathtë… E ky më përgjonte që të më bënte keq ndërsa unë ende kulloja gjak me plagët e 19 gushtit të hapura…
A e imagjinoni dot se si jam ndjerë unë kur ky grup, i njëjti grup, shkuan edhe në Fiks Fare, Top Channel e bënë atë palaçovinë me baltë e llum e shpifje kundër meje????
A e imagjinoni dot, se ky grup kishte lënë pranë meje Asllum Fundërrinën që të më fuksonte e spiunonte deri në fundqershorin e 2023???
Asllum Fundrrina që nuk dha kurrë asnjë kontribut për LRE, por vetëm kapardisej në foltoret e podiumet ku e vendosja unë për ta nderuar…
Asllum Fundrrina të cilin unë e merja me vete me shpenzimet e mia personale kudo e ngado që shkonim nga Italia në Greqi e deri ne Kosovë…
E trajtova si vëlla për ta nderuar…
Ky edhe e dinte 19 gushtin, edhe e dinte historinë e gjakosjes, edhe ikën pas 1 viti e bashkohet me grupin e Trimit nga Lezha, Alban Kokallajn dhe Llumin e Fiks Fare…
Kur lexoj Asllum Fundërrinën që i është bashkuar korrit të gjakosësve e baltosësve të 19 gushtit 2022 dhe 26 dhjetorit 2022, duke quajtur ata miq e vëllezër e burra të nderuar, e mia më quan mashtrues e hajdut, më vjen ndot që e kam pas njohur.
Nuk ka gjë më të pështirë sesa “i ikuri i fundit”. Prandaj quhen fundërrina, se ikin të fundit, sepse janë spiuna e fuksa që qëndrojnë pranë teje deri sa mendojnë se mund të të bëjnë keq…
A ka ligësi më të madhe sesa të rrish pranë meje edhe 1 vit pas 19 gushtit, për të më bërë keq mua e për të më spiunuar e fuksuar tek grupi i 19 gushtit, e pastaj pas 1 viti të ikësh duke më sharë mua si mashtrues e hajdut, e ti bashkohesh atyre që më gjakosën në 19 gusht????
Jooo nuk ka limite ligësia…
Sot pas 1 viti, kur shoh çfarë ka ndddhur, e kur shoh çfarë lufte gjaku e balte është bërë prej 19 gushtit 2022, e deri sot kundër meje, falenderoj Zotin që jam gjallë.
Falenderoj Zotin që jam në këmbë.
Falenderoj Zotin që jam i fortë e rezistent.
Falenderoj Zotin që jam i pastër kristal dhe plot energji për ti shkuar deri në fund misionit tim.
Falenderoj Zotin që më ka çliruar nga të gjithë këta rrethues përbindësha e liganakë.
Falenderoj Zotin që sot kam një komunitet të vogël por të qartë e të vendosur për tia rinisur nga e para.
Gjaku dhe balta mbi mua, ia kanë vlejtur nëse unë jam ende në fushëbetejë. Dhe nuk harroj e as fal.
Më vjen keq, por as harroj e as fal asnjë pikë gjaku e asnjë grimcë balte çnjerëzore që kanë hedhur mbi mua. Do ti shpaguajnë të gjitha këta fundërrina. Me drejtësi e në kohën e Zotit e sipas vullnetit të Zotit.
19 gusht 2023. Unë nuk harroj. /Nga Arian GALDINI, publikuar në Facebook/