Më shumë se dy orë pas ngjarjes së tmerrshme një mashkull u vra nga policia spanjolle pasi tentoi të kalojë me një automjet tip “Ford” në një rrugë të bllokuar nga policia. Fillimisht ai plagosi dy policë dhe më pas mbeti i vdekur nga kundërpërgjigjia e forcave spanjolle. Ndërkohë ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e ngjarjes.
Policët e antiterrorit kanë arrestuar gjithashtu një mashkull tjetër që besohet se quhet Driss Oukabir, resident i zonës me origjinë nga Maroku. Gjatë pasdites së sotme u publikuan edhe pamjet mjaft të rënda nga rruga “Las Ramblas” ku dalloheshin vetëm trupa dhe gjak në tokë. Mbetet ende e paqartë se sa persona ishin të përfshirë në këtë ngjarje makabër, por policia po e trajton si sulm terrorist.