Makina që shihni në foto është automjeti me të cilin vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj u largua nga Shëngjini, pas krimit.
Mësohet se ky automjet e ka pritur autorin në fshatin Kukel dhe aty ai ka hipur së bashku me motorin që përdori për të lëvizur fillimisht. Pasi ka hipur në automjet, ai është larguar në drejtim të Velipojës.
Pavarësisht provave të ndryshme materiale të administruara, pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të ndryshme policia, nuk është ende pranë identifikimit të autorit apo bashkëpunëtorëve në vrasjen e biznesmenit.
Deri në gjetjen e një prove të vlefshme policia dhe prokuroria po thellojnë pista hetimore që lidhen kryesisht me aktivitetin social politik dhe ekonomik të viktimës por edhe gjakmarrjen.