Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar publikimin e dokumenteve për vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy, por tha se disa dosje do të mbeten të mbyllura.
Rreth 13,173 dokumente u postuan në internet të enjten pasi presidenti, Joe Biden, lëshoi një urdhër ekzekutiv që autorizon zbulimin e tyre, raporto BBC.
Një ligj i vitit 1992 kërkonte që Qeveria të publikonte të gjitha dokumentet për atentatin e vitit 1963, deri në tetor të vitit 2017.
Vdekja e presidentit amerikan shkaktoi dekada teori konspirative. Kennedy u qëllua gjatë një vizite në Dallas të Teksasit. Një hetim amerikan në vitin 1964 zbuloi se Kennedy u vra nga amerikani Lee Harvey Osëald, i cili kishte jetuar më parë në Bashkimin Sovjetik, dhe se ai veproi i vetëm.
“Në përputhje me udhëzimet e mia, agjencitë kanë ndërmarrë një përpjekje gjithëpërfshirëse për të shqyrtuar grupin e plotë të pothuajse 16,000 regjistrimeve që ishin lëshuar më parë në formë të redaktuar, dhe përcaktuan se më shumë se 70 për qind e atyre regjistrimeve tani mund të publikohen plotësisht”, shkroi presidenti Biden.
“Ky zbulim domethënës pasqyron angazhimin e administratës sime për transparencë dhe do t’i ofrojë publikut amerikan një pasqyrë dhe kuptim më të madh të hetimit të qeverisë për këtë ngjarje tragjike në historinë amerikane”, ka shtuar ai.