Dy orë ka qëndruar drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në takim me vartësit e tij në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Drejtori Veliu ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutua Bardhok Plani.
Kryepolici Veliu ka kërkuar ekzaminimin e provave të siguruara deri tani nga policia e Shkodër dhe grupi hetimor në vendngjarje por edhe në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes. Nga vartësit e tij, ai ka kërkuar impenjim maksimal për të zbardhur ngjarjen e identifikuar autorët.
Ai ka shtuar se po punohet edhe me celularët e gjetur në makinën e Planit, me shpresën e gjetjes së ndonjë indicie që mund të çojë drejt autorëve të mundshëm të ngjarjes që tronditi Shkodrën.