Shkruan në Facebook kryetari i PD- së Shkodër Xhevdet Amuli: Një grup personash sot, me grushta duke i rënë kokës, zhvilluan shown e rradhës. Shoqërues kishin autoritete si prefekti apo drejtues qarku, sepse për përkujtimore, i kanë kthyer institucionet.
Në mënyrën më të pacipë,fyen një rajon e një qytet si Shkodra. Këto organizata të kuqe, që asnjë lidhje nuk kanë me ngjarjet, të kujtojnë skorjet e një sistemi si komunizmi, që ngacmon Shkodrën mbi plagët e vuajtjet që i kanë shkaktuar.
Boll i sakatuat bijtë e bijat e këtij vendi ! Boll u tallët me ndjenjat e njerëzve ! Ato yje të kuq të bolshevizmit tuaj merrini me vete e mos cënoni njerëzit e fisëm e me karakter të këtij qyteti, që me zgjuarsinë që e ka karakterizuar shtresën e persekutuar, ju ka kthyer në barcaleta ju Don Kishota të kuq.
LEXONI EDHE: FOTO – Përkujtohen “5 heronjtë e Vigut”, veteranët, prefektja Angoni dhe partitë e majta homazhe tek memoriali