Auron Miloti është emëruar drejtori i ri teknik i Vllaznisë. Shkodrani do të jetë kështu zëvendësuesi i Matko Djarmatit, i larguar në fund të sezonit.
47-vjeçari do të mbajë këtë rol të rëndësishëm në klubin kuqeblu.
Aktualisht Auron Miloti është duke u marrë me merkaton e Vllaznisë, me synim përforcimin e kompletimin e saj për Kupat e Europës dhe sezonin e ri.
Miloti ka qenë si futbollist te Vllaznia në dy periudha. Fillimisht, 47-vjeçari ka luajtur në vitet 1992-’94, ndërsa më pas, u rikthye në sezonin 1998-’99.
Në total, Miloti ka luajtur 65 ndeshje me Vllazninë, ku ka shënuar 15 gola. Kujtojmë që Miloti ka mbajtur dhe rolin e zv. trajnerit te skuadra e Vllaznisë, dhe e njeh mjaft mirë ambientin në klubin shkodran.