Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço mendon se autorët e masakrës së Fushë-Krujës nuk janë profesionistë. I ftuar në emisionin “Open”, ai deklaroi largësia mes autorëve dhe shënjestrave ka qenë i vogël, çka sipas tij dëshmon preçizionin e lartë të plumbave.
Karamuço shtoi se policia i njeh bandat dhe personazhet problematikë në zonë, dhe se nuk ka nevojë që të jepet një shpërblim prej 3 milion lekësh të reja, të cilat merren nga taksat e qytetarëve.
Përsa i përket armës gjysmëautomatike PMX që është përdorur në këtë ngjarje, Karamuço tha se ky lloj përdoret nga forcat e Gardës.
“Për të qenë shumë profesionistë nuk them dot se metodat nuk ndodhin duke marrë një risk të lartë të ekspozuar në një rrugë kryesore kur mund të kishte prani të dëshmitarëve, dhe për mundësinë që pak kilometra më tutje ka pasur postobllok policie. Nuk bëhen kështu vrasjet profesioniste.
E dyta një precizion shumë i lartë ka ardhur nga fakti që kanë qenë shumë afër jo nga aftësitë e tyre apo janë qitës perfekt. Dëmtimi i serbatotrit tregon që kanë qenë shumë afër. Ajo që shoh pak më të sofistikuar është fshehja e mbrojtjes trazitore, kanë djegur një makinë pastaj kanë djegur edhe tjetrën. Për të fshirë çdo mundësi identifikimi.
PMX është një armë që përdoret nga Garda e Republikës shumë pak nga Shqiponja dhe Shigjeta. Janë armë me precizion të lartë dhe fuqi të madhe zjarri. Nuk përdoren në poligone me breshëri se humb kontrolli. Bëhen stërvitje të posaçme. Është shumë armë e shtrenjtë.
Ne kemi në republikë me dhjetëra poligone ku kemi njerëz të stërvitur, që nuk janë të gjithë medoemos killer por janë shumë të përgatitur dhe kthehen në aset nëse i bashkohen grupeve. Ka me mijëra plumba që qëllohen nga poligonet tona çdo ditë.
Për mua nuk janë aq profesionistë nëse një krim i organizuar paguan. Ata janë të zonës, policia e di, mos marrin taska me 30 milion shpërblim. Policia i ka në sistem i di personat dhe grupimet. Ai aks, është thënë që krahas zonave bregdetare të mbahen në kontroll zonat e nxehta, një nga të cilat rruga në fjalë”, ka deklaruar Karamuço.