Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni shkruan në Facebook: Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun Shkodër.
Prefektura Shkoder bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar veçanërisht popullatën në zonat me rrezikshmëri përmbytjesh, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për përballimin e çdo situate të mundshme.
Prefektura Shkodër, është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente.