Republika e Shqipërisë me asistencën e BERZH dhe BE-së po planifikion ndërtimin e Autostradës Adriatiko- Joniane, seksioni Murriqan – Lezhë. Për këtë zbatimin e këtij investimi është përgatitur një dokumentacion i plotë për projektin paraprak i cili do të prezantohet me datë 21 Maj ora 10:00 në ambjentet e Bashkisë Shkodër.
Gjetjet dhe konkluzionet e aspekteve mjedisore dhe sociale për këtë projekt do të prezantohen nga autorët e dokumenteve, të përbërë nga ekipi me përvojë i specialistëve të WBIF IPF10.
Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara të marrin pjesë në prezantim dhe të mësojnë për të gjitha aspektet e aktiviteteve aktuale dhe të planifikuara të projektit dhe mjeteve për të zbutur rreziqet dhe ndikimet negative. Ftojmë për pjesëmarrje në këtë degjesë publike:
• Publiku i gjere dhe stacionet lokale radiofonike;
• Pronarët e prekur të pronave,
• Ndërmarrjet publike lokale,
• Bizneset e prekura,
• Përfaqësues të fshatrave/vendbanimeve të prekura (Shtuf, Muriqan, Obot, Oblike, Berdice e Madhe, Mali Hebaj, Beltoje, Berdice e Poshtme, Zus, Velinaj, Gorice, Darragja),
• Grupet/organizatat lokale të shoqërisë civile (dhe OJQ-të) duke përfshirë ato që lidhen me përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, grupet e cenueshme dhe të tjera.