Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se Henri Çili është takuar me një gjyqtrar dhe fjala është pikërisht për Ardian Dvoranin. I ftuar në emisionin 360 gradë të Zhejit, Gjokutaj nuk i përmendi emrin Dvoranit, por la të kuptohej qartë se fjala ishte për të kur tha se është një gjyqtar që ka një kallëzim penal (padi e cila iu bë disa ditë më parë nga Presidenti Meta).
Gjokutaj: Çështja Çili është vendosur moskompetencë e Përmetit. E ka vendosur gjyqtari për dërgim në SPAK, se ka grup të strukturuar kri minal. Kjo do të thotë që të marrësh një katolik nga Vatikani dhe ta çosh në Mekë. Grupi kri minal ka ardhur në SPAK.
Minga: Avokat do na e thuash kush ishte ky gjyqtari?
Gjokutaj: E dini të gjithë. Është ky që ka edhe një kallëzim penal. Ai që është takuar me të te Hotel Tirana
Kujtojmë se Henri Çili u lirua ditën e djeshme nga gjykata e Përmetit nën masën e detyrimit të paraqitjes. Botuesi i njohur u akuzua nga prokuroria se kishte tentuar të ndihmonte në zbutjen e dënimit për dy vëllezërit Aliko, të dënuar nga shkalla e parë dhe apeli për vra sjen e efektit të RENEA-s Ibrahim Basha, në Lazarat. Në këmbim, Çili do të përfitonte një sasi të madhe parash dhe disa apartamente e prona. Policia e prokuroria kishin përmendur dhe një rast të përgjimit të botuesit, ku sipas tyre ai ishte takuar me një gjyqtar të lartë, pikërisht për të diskutuar mbi lehtësimin e dënimit të vëllezërve Aliko në gjykatën e Lartë. Pavarësisht këtij konstatimi, emri i gjyqtarit nuk u zbardh.