Motra e këngëtarit Luiz Ejllit, Ina ka rrëfyer se ka mbërritur në Tiranë, ku nënkuptoi se do të ketë një surprizë të madhe për Luziin në prime e sotëm.
Pas kësaj ajo ka treguar se është takuar me babanë e Kiarës dhe kanë konsumuar një darkë të këndshme së bashku.
“Gëzuar për Kiarën dhe Luizin. Faleminderit familja Tito për mirëkuptimin e dhuruar! Arbeni, babai i Kiarës dhe unë ndodhemi në Tiranë, për një darkë ku më ka ftuar. Babai i Kiarës do ikë nesër, unë do të rri për shumë surpriza”, shkruan Ina Ejlli.