Një vdekur dhe një i plagosur raportohen në një ngjarje të rëndë ne Dukagjin. Paraprakisht mësohet se Zef Guri raportohet është viktima e ngjarjes, ndërsa Gjin Guri është i plagosur rëndë, babë e bir.
Ngjarja ka ndodhur në Mal të Shoshit. Është e paqartë çfarë ka ndodhur. Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të filluar hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Autori është larguar në drejtim të paditur. Gjin Gurit në nentorin e 2021-it i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.
Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.