Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e deputetit demokrat, tashmë me mandat të dorëzuar, Ervin Salianjit, për moszgjatjen e hetimeve në cështjen “Babalja”. Sot, gjykata i la afat prokurorisë deri në 20 mars që të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe të marrë një vendim, se cfarë do të bëjë me hetimet për rastin e Babales, dosje në të cilën Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.
Kujtojme se vetem pak me pare, teksa doli nga gjykata per kete ceshtje, Salianji ka theksuar se hetimi qe po behet eshte teresisht politik dhe zgjatja e afateve te hetimit nuk ka asnje mbeshtetje ligjore.
“Prokurori tërësisht politike dhe në shkelje të ligjit, prokurori që vazhdon cështjen nuk ka guxuar të marrë mostrat e zërit të vëllait të ish ministrit Xhafaj, prokurori tjetër që është shtuar është një prokuror që ka lidhje të afërta me drejtuesin e MB sot, pra një hetim tërësisht politik, nuk ka arsye të zgjaten hetimet, vetëm për të mbajtur tymnajë, ne kemi kërkuar thjesht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon në fakt një hetim jo për personin që sot është në burg në Itali, por gazetarin dhe ne e kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë. Kemi tashmë një vendimmarrje që na con te qytetarët nesër në 10 para kuvendit për gjithë qytetarët”- tha ai.