Pas lajmit për kerkesën e Prokurisë për arrestimin e Albert Veliu (Babale) dhe kunatit të tij lidhur me përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama. Siç edhe Basha, shefi i qeverisë ka postuar në Twitter opinionin e tij. Rama shkruan: “Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar,qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund?”.