Vllaznia do te luaje pasditen e neserme gjysmefinalen e pare te kupes ndaj Egnatias dhe ne Shkoder jane duke u munduar te lene pas pasojat e krijuara nga humbja e fundit me Tiranen.
Trajneri i saj Goce Sedloski gjate konferences per shtyp ne kete pragndeshje, ka paralajmeruar disa ndryshime ne formacionin e saj, por edhe ne menyren e te luajturit.
“Sigurisht qe ajo çfare ndodhi ne ndeshjen ndaj Tiranes na ka merzitur te gjitheve. Kemi pesuar nje gol ne minuten e 42-te dhe çfare goli! Eshte shume ironike te pesojme ashtu, megjithate ndodhi. U munduam te reagojme, por e patem te veshtire.
Jemi munduar te nxjerrim mesimet e duhura dhe besoj se neser ndaj Egnatias duhet te jemi me te mire, me te mençur, te mundohemi te mos i bejme ato gabime qe i kemi bere dhe shpresoj se do ia dalim me sukses. Sa i takon formacionit, mendoj se do te ndryshojme diçka ngaqe kemi ndeshjen tjeter shume shpejt, vetem pas 4 ditesh.
Alivoda? Ka luajtur ne pjesen e dyte ne dy prej ndeshjeve qe une e drejtoj skuadre, ka qene gjithnje ne planet e mia dhe neser mund ta filloje nga fillimi ndeshjen.
Balaj ne stol? Do ta shohim kete gje. Ai eshte nje lojtar i mire, e njoh edhe me heret qe kur luante tek Rijeka. Normal qe per momentin ai ndodhet ne nje krize goli, por ai punon per ekipin. Une e vleresoj si lojtar, punon ne menyre perfekte, por i mungon vetem shenimi i golit, qe me siguri do te vije”- eshte shprehur Sedloski.