Gjatë festës kemi parë që politikanët të festojnë të ndarë duke shkuar në orare të ndryshme pranë Memorialit të Dëshmorëve.
Pas festës së Pavarsisë ku Ilir Meta u bashkua dje me Edi Ramën në Vlorë, ndërsa ditën e sotme është bashkuar Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi për 73 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë në Elbasan.
Të dy kanë vendosur kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve në Elbasan.
Pas ceremonisë Taulant Balla ka postuar fotot ku shfaqet në krahë edhe Monika Kryemadhi ndërsa kjo e fundit e ka fshehur këtë detaj te fotot e postuara. /shqiptarja.com/