Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka sulmuar opozitën nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre, ndërsa akuza hodhi edhe ndaj ish-ministrit të LSI-së Panariti.
“Panariti firmosi kontratë qiraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën, sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qendër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër”, tha Balla.
“S’mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele”, shtoi.
Duke u ndaluar te nisma e mëshuar fort nga PD-së për vetingun në politikë, tha: “Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t’i kthehen shtetit që t’i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore”.