Zero minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishim i kapaciteteve kur secili prej vendeve përballet me fatkeqësi natyrore. Dakordësia është arritur ditën e sotme nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.
Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.
3 marrëveshjet e firmosura
1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.
3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit