Sektori i shëndetësisë në Shqipëri çalon dhe këtë e konfirmon edhe BB në një analizë të sajën, ku Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB për shëndetin, por edhe stafi i godinave mjekësore është joefektiv.
Banka Botërore në analizë-raportin e saj “Rritja ekonomike dhe prosperiteti në Ballkan”, tregon që në spitalet shqiptare 35% e stafit nuk janë personel mjekësor.
Shqipëria renditet e para në rajon për këtë anomali, ku personeli shëndetësor nuk ka lidhje me mjekësinë, pra nuk ka mjekë dhe infermierë, por punonjës që nuk kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.
BB propozon që kryesisht vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria, duhet të ekonomizojë më mirë shpenzimet për shtresat e margjinalizuara të shoqërisë dhe mënyra më e mirë është që të ulen shpenzimet bruto dhe kështu të rriten financimet për segmentet shoqërore që kanë më shumë nevojë.
Ndërsa sa i takon jetëgjatësisë, vdekshmërisë foshnjore dhe amësore Ballkani Perëndimor paraqet një situatë më të mirë se sa në vende tjera me të ardhura të ngjashme.
Por, në Ballkan është rritur ndjeshëm pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, që nuk janë ngjitëse por kanë ndikim në shëndetin e shoqërisë.