Tonin Marinaj kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe në një prononcim për Report Tv tha se banorët e zonës aty pranë kanë dashur që t’u vijnë në ndihmë, por ato si kanë lejuar duke u thënë se nuk kanë asnjë problem. Marinaj tha se policia po zbardh ngjarjen dhe se paraprakisht nuk mund të konfirmojë nëse bëhet fjalë për trafik kanabisi.
“Është ulur një mjet i llojit helikopter dhe sipas banorëve ka tentuar që të çohet, janë afruar disa banorë aty dhe ju kanë ofruar ndihmë nëse kanë diçka problematikë për shëndetin dhe nuk i kanë lejuar. U kanë thënë ‘Jo nuk kemi problem, mos u afroni’, dhe banorët nuk janë afruar.
Njerëz të dëmtuar nuk ka. Unë nuk jam në gjendje që t’ju them nëse bëhet fjalë për trafik kanabis, nuk dimë se mjeti i kujt ka qenë dhe se çfarë ka brenda këtë do ta zbardhe policia”,- tha Marinaj.