Pas Barcelonës dhe Finlandes para disa oreve një tjetër sulm është regjistruar pasditen e sotme në Gjermani. Një person ka qëlluar me thikë dy të tjerë, njëri prej të cilëve ka humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Sulmi ka ndodhur në një dyqan Wuppertal, afër Duseldorfit, ndërsa ende nuk dihet asgjë për autorin. Policia ka rrethuar zonën duke nisur hetimet nëse sulmi është terrorist.