Pavarësisht përçarjes së opozitës dhe angazhimit të diplomatëve amerikanë, grupimi i foltores duket të jetë ndjeshëm fitues në Shkodër. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë është shumë më përpara edhe se ai i bashës dhe Ramës së marë sëbashku, ndërsa Sali Berisha gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (41,9%) të votuesve në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama pëlqehet nga një e katërta (28%) e këtij elektorati dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gëzon pëlqyeshmërinë e 14,6% të tyre.
Pëlqyeshmëria e shkodranëve për liderët politik, lidhet në mënyrë të drejtë me pëlqyeshmërinë që ata kanë për kandidatët për kryetar bashkie që i mbështesin këta kandidatë.
Në bashkinë Shkodër, kandidati Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i mbështetur nga Sali Berisha, gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (42,3%) të votuesve.
Kandidatja socialiste Majlinda Angoni pëlqehet nga thuajse një në tre (30,3%) votues shkodranë. Xhemal Bushati i Partisë Demokratike pëlqehet nga 18,5% e elektoratit në Bashkinë Shkodër.
Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohen më shumë negativisht (51,5%) nga votuesit në Shkodër është ai i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.
Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.