Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama deklaron se Lulzim Basha bëri shumë mirë që largoi nga kjo parti Jozefina Topallin. I ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Rama e lidhi këtë me deklaratën që ka bërë Topalli dhe sjelljen e saj politike.
Ka pasur të drejtë që ka larguar Jozefina Topallin?
Natyrisht me qëndrimet kundër PD që mban zonja Topalli, edhe nëse Lulzim Basha në momentet e para nuk ka pasur të drejtë, ka legjitimuar atë që ka vendosur Lulzim Basha dhe strukturat e PD në vendimmarrjen e parë.
Qenkeni bërë me PD- në zoti Rama…
Jo nuk jam bërë më PD-në por përpiqem ta shoh në mënyrë realiste situatën brenda PD- së. Se dhe nëse edhe unë kam qenë në strukturat e PS- së apo dhe LSI- së, por në momentin kur nuk përfshihesh në lista, qoftë edhe për arsye subjektive të kryetarit, le ta quajmë edhe për gabim të kryetarit, kjo nuk e përligj zemërimin dhe inatin dhe mllefin deri në atë shkallë sa t’i kundërvihesh forcës tënde politike në mënyrë alogjike.
Po iu sjell një shembull, me çfarë agresiviteti dhe mllefi është shprehur zonja Topalli kundër vendimit politik për djegien e mandateve nga ana e opozitës. Por nëse do ta gjenit zonjën Topalli para se të digjeshin mandatet ka qenë nga ithtarët dhe partizanet e idesë për të djegur mandatet. Është me zë dhe me figurë: Opozita duhet të djegë mandatet. Dhe pasi opozita i dogji mandatet, del në pozicion të kundërt.