Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Lorenc Luka, reagoi për bunkerizimin e selisë së PD-së. Sipas tij, askush nuk mund të bunkerizojë shtëpinë e lirisë.
“31 vite më parë u kurorëzua rezistenca e patrioteve të vërtetë me themelimin e PD. Ajo lindi si shpresa e shqiptarëve për DEMOKRACI, LIRI dhe PLURALIZEM. Ajo lindi si aspirata e shqiptareve për ta bërë SHQIPERINE si EUROPA.
Por sot, fatkeqësisht, anëtarëve të saj të përkushtuar, të ndershëm dhe të respektuar, ish-administratori satrap, i ka bunkerizuar SHTEPINE e LIRISE për një qëllim tepër banal… për të mbrojtur karrigen e tij tashmë të thyer. Por ish-administratori dhe kushdo tjetër gabon!!
SHTEPINE e LIRISE, PLURALIZMIT dhe DEMOKRACISE nuk mund ta bunkerizojnë kurrë!!! Erdhi i pamerituar… dhe do shkojë me turp!!” shkruan ai.